Shevchenko gati ta marrë drejtimin e skuadrës italiane

Andriy Shevchenko pritet të rikthehet në Serie A.
Shevchenko është gati për një aventurë të re dhe pritet të marrë drejtimin e skuadrës italiane, Genoa.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzo, marrëveshja mes palëve është arritur dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi.
Shevchenko shpreson që të rikthejë Genoan te rezultatet pozitive, pasi klubi momentalisht ndodhen në pozitën e 17-të të tabelës, me nëntë pikë.
Tekniku ukrainas ka mbetur pa ekip, që nga largimi nga Kombëtarja e Ukrainës, pas Kampionatit Evropian.
Ish-futbollisti i njohur drejtoi Ukrainën për pesë vite, para se të largohej këtë verë.