75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / Gj. Sh

Shevchenko ndez atmosferën e derbit Inter – Milan

Të shtunën zhvillohet derbi më i madha lokal në botë, ai mes Interit dhe Milanit.

Të dyja skuadra po kalojnë në një formë fantastike, të cilat ka nga tre fitore në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Atmosfera në derbin “Della Madonina” lka qënë gjithmonë e zjarrtë, ndërsa tani veç sa ka filluar të ndizet para ndeshjes së shtune.

Për ndezjen e atmosferës kësaj radhe është përkujdesur ish-futbollisti i Milanit, legjenda ukrainase, Andrey Shevchenko.

Ish-fituesi i Topit të Artë, tha se të shtunën do të zhvillohet një përballje cilësore në fundjavë.

“Më pëlqen kur dëgjoj të flitet se presioni i derbit të bën mirë dhe është një avantazh. Unë e shijoja në maksimum kur shtohej presioni, më pëlqente të luaja ndeshje të rëndësishme.

Dhe derbi është një prej tyre. Kur luajta derbin e parë e kuptova se çfarë do të thoshte. Dhe që nga ai moment i përgatita ndryshe takimet me Interin.

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë cilësore, sepse të dyja skuadrat janë forcuar. Sidomos Milani, që ka ndërtuar një kontingjent të pasur me lojtarë të rëndësishëm.

Nuk është rastësi që Interi dhe Milani kryesojnë kampionatin. Mbi të gjitha po luajnë edhe futboll të bukur”, deklaroi Shevchenko./IndeksOnline/