75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / G T

Shevchenko nga “Air Albania”: Një fitore simbolike, ekipi tregoi karakter ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Ukrainës mbrëmë mposhti Shqipërinë me rezultatin 2:1 në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Legjenda e futbollit, Andry Shevchenko, ishte i pranishëm në stadium dhe pas ndeshjes u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave ukrainas, shkruan Indeksonline

“Skuadra tregoi karater dhe dha rezultate në fushë. Ata siguruan një fitore në ndeshjen e fundit të vitit dhe përmirësuan pozicionin tonë.

“Një fitore simbolike në një ditë kur Ukraina kaloi një tjetër moment historik në luftë dhe vazhdon të luftojë falë mbrojtësve tanë”, ka shkruar Shevchenko në rrjetet sociale

Kujtojmë që ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat është president i Federatës së Futbollit në Ukrainë./Indeksonline/