75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 20 Korrik 2025 / G T

Shevchenko takon Usykun: U ndalova për shokun tim, urime kampion!

Legjenda e futbollit, Andriy Shevchenko takon kampionin e botës në boks, Oleksandr Usykun pas meçit të mbrëmshëm ndaj Daniel Dubois.

“U ndalova për të takuar një shokë të vjetër të mirë. Urime kampion. Përpara Ukraina…”, ka shkruar ish-sulmuesi i Milanit, Chelseat në rrjetet sociale

Kujtojmë që mbrëmë Usyk fitoi me nokaut në raundin e pestë ndaj boksierit nga Britania e Madhe.

Me fitore, Usyk mbeti boksieri i pamposhtur, duke shkruar histori në “Wembley”./Indeksonline/