Shevchenko tregon që është i mbyllur që 10 ditë

Ish sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko ka folur rreth situatës së koronavirusit.
Shevchenko tregoi që ai është i mbyllur që 10 ditë mirëpo është mjaftë mirë me shëndet, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu ai tregoi që sipas tij nuk mund të bëhet asgjë tjetër përveq se të respektohet urdhërat e institucioneve.
Përveq këtyre ai tregoi që e kishte përjetuar edhe më parë një situatë të ngjashme.
“Kam jetuar në një situatë të ngjashme në Ukrainë, me katastrofën bërthamore të hernernobilit në vitin 1986”, tha Shevchenko./IndeksOnline/.