75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shfaqen gjarprinj në Gërmi, poshtë malit

Prezenca e gjarpërinjve është shtuar ditëve të fundit në parkun e Gërmisë.

Qytetarët sot në mëngjes kanë parë disa gjarprinjë duke u ngjitur drejt malit.


E kjo nuk është hera e parë që gjarpërinjtë shëtiten lirshëm në Gërmi.

Kohë më parë një prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve në botë është fotografuar në Parkun e Gërmisë, në periferi të Prishtinës.

Në Gërmi dyshohet se ka gjarpërinj helmues, që janë ndër 10 më të rrezikshmit në botë./IndeksOnline/