Shfaqet Bertan Asllani, publikon foton përkrah të dashurës turke
Prej vitesh është tërhequr nga skena shqiptare edhe pse sukseset nuk i kanë munguar.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia prej vitesh ka filluar një jetë të re dhe karrierën në Turqi., transmeton Indeksonline.

Përveç në muzikën turke, Bertani e ka provuar vetën edhe në aktrim dhe deri tashti numëron disa role në serialet turke.
Por, një nga rolet për të mbetet më i veçanti, është ai në serialin “Pis Yedili” në të cilin këngëtari shqiptar u taku me të dashurën e tij aktuale, aktoren turke Hazal Senel.

Dyshja është prej kohësh në një lidhje, por jo shumë shpesh bën dalje publike.
Kjo ka ndodhur së fundi kur këngëtari ka ndarë me ndjekësit në Instastory një imazh përkrah të dashurës.

Ndryshe, Bertan Asllani u rikthye përsëri në vëmendje të mediave shqiptare pas ripërpunimi të këngës së tij “Akoma të du” nga Big Mama./Indeksonline/