75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Shfaqet joshëse në Instagram, komenti në shqip i mamit i “prish” foton Rita Orës

Vëmendja padyshim rrotullohet rreth saj në një ambjent ku shfaqet Rita Ora.

Ylli botëror me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të diskutimeve, pas performancës së saj elektrizuese në hapjen e kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re.

Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaj.

Ora dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhqur vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në Instagram.

“Qenke bërë për pite,”- shkroi Vera në komentin e saj.

Më herët Rita Ora konfirmoi për herë të parë zërat mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi.

Këngëtarja deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin e njohur dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i popit tha se u frymëzua nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.