16:14 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shfaqet legjenda Sir Alex Ferguson, ky është mesazhi i tij (Video)

Ishte ditë e shtunë, më 5 maj, bota e futbollit u trondit nga lajmi se Sir Alex Ferguson kishte pasur një operacion në hemorragji të trurit.

Që atëherë, menaxheri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez ka luftuar në një mënyrë që vetëm ai e di se si, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë e keni mesazhin e ish-trajnerit të Manchester United.

“Dua ta falënderoj stafin mjekësor në spitale, pa ju nuk do të isha këtu. Faleminderit nga unë dhe familja ime. Faleminderit për mbështetjen që ma keni dhënë. Do të kthehem më vonë gjatë sezonit për ta parë skuadrën dhe ndërkohe të gjitha të mirat për Jose Mourinhon dhe lojtarët”, ka thënë Sir Alex.