08:32 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / A. M.

Shfaqet në një tjetër shtet varianti i ri i koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit ka njoftuar se është identifikuar për herë të parë mutacioni i ri i koronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe.

Sipas ministrisë, varianti i ri u gjet te një grua 44-vjeçare, e cila u kthye në Vietnam nga Britania. Gruaja ishte në karantinë sapo arriti në vend dhe doli pozitive për Covidin-19 më 24 dhjetor, shpjegoi ministria.

“Studiuesit analizuan gjenomin nga një mostër e marrë nga pacientja dhe gjetën llojin e virusit të njohur si VOC 202012/01,” tha ai .

Vendet në të gjithë botën kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e llojit të ri, i cili shkencëtarët besojnë se është 70% më shumë i transmetueshëm.