75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Shfaqet një boksier që pretendon se mund ta rrah Oleksandr Usykun: E shtypi…!

Jarrell Miller është boksieri që pretendon se mund ta rrah kampionin e botës, Oleksandr Usyk.

Amerikani i cili shpeshherë është akuzuar për doping, thotë se i duhet vetëm një kamp i mirë stërvitor dhe pa problem mund ta mposht boksierin ukrainas, shkruan Indeksonline

Miller Calls Out Usyk, Says He Can Do Better Than Joshua and Fury -  Sidekick Boxing

“E vërteta është se unë mund ta mposhti Usykun. Nëse do zhvilloja një kamp të mirë stërvitor, do ta mposht pa problem. Do ta shypja. Usyk i ka problem ata djem që ulin mjekrën, janë vigjilent dhe gati të luftojnë deri në limit”, u shpreh Miller

Kujtojmë që amerikani gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 29 meçe profesionale, ka fituar 26 (22 me nokaut) ka humbur vetëm në një luftë (me nokaut) dhe ka dy barazime./Indeksonline/