75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / MSH

Shfaqet një tjetër virus vdekjeprurës

Marburg quhet virusi më i ri i cili, sipas shkencëtarëve, është vdekjeprurës.

Rastet e para tashmë janë konfirmuar në Ganë.

Në rajonin jugor të Ashantit kanë vdekur dy pacientë të cilët po trajtoheshin me këtë virus.

Zyrtarët shëndetësorë në Afrikën Jugore thonë se 98 persona janë të karantuar, pasi po trajtohen si raste të dyshimta, shkruan BBC.

Akoma nuk është krijuar një anti-vaksinë për këtë virus, i cili thuhet se i përket të njëjtës familje virusesh me Ebolen.

Simptomat e virusit përfshijnë kokëdhimbjen, ftohjen, dhimbjen e muskujve si dhje të vjellura dhe gjakderdhje.

Zyrtarët në Ganë dhe jo vetëm janë duke apeluar tek qytetarët që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gjitha produkteve të mishit.

Virusi shpërtheu për herë të parë në Gjermani, në vitin 1967.

Aso kohe, shtatë persona nga Gjermania vdiqën nga ky virus, i cili u rikthye në Angola në vitin 2005, duke u marrë jetën mbi 200 njerëzve.