75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Shfaqet pas 55 viteve dhe pretendon se është fëmija i fshehtë i Princit Charls dhe Kamilës

Një burrë, Australian Simon Dorante-Day, pretendon të jetë fëmija i fshehtë i Princit Charles dhe Kamila Parker. Gjyshi i tij ka luftuar për dekada me radhë për të provuar se çifti mbretëror janë prindërit biologjikë, madje e ka çuar betejën deri në Gjykatën e Lartë.

55-vjeçari, i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, beson se është ngjizur kur monarku i ardhshëm dhe Kamila janë lidhur për herë të parë në 1965, kur Charl ishte vetëm 17 vjeç dhe Camilla 18.

Simon ka lindur në prill të 1966 dhe më vonë u birësua nga një familje në Portsmouth, Angli, e cila kishte lidhje me Mbretëreshën.Ai pretendon se gjyshja, e cila ka punuar në Pallatin mbretëror,i ka zbuluar se nëna dhe babai i tij i vërtetë janë Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall.

“Njerëzit mendojnë se unë dua të marrë famë dhe para nga kjo deklaratë, por nuk është aspak e vërtetë”  thotë Simon për mediet britanike.

Shfaqet pas 55 viteve dhe pretendon se është fëmija i

Këtë javë ai ndau në rrjetet sociale fotot e tij kur ka qënë 20 vjeç dhe të Princ Karl dhe Dukeshës  duke thënë “Unë mendoj se provat flasin vetë, fytyrat tona i zbulojnë të gjitha.”

Shfaqet pas 55 viteve dhe pretendon se është fëmija i

Simon thotë se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta e tij për përgjigje. Ndërkohë, çifti mbretëror nuk i është përgjigjur pretendimevet të “djalit” tyrë të supozuar.