Shfaqet video, Infantino ia dhuroi Trumpit medaljen e Noni Maduekes

Skuadra e Chelseat ditë më parë fitoi Kupën e Botës për Klube, pasi mposhti Paris Saint-Germain në finale me shifrat 3:0.
Një moment interesant është kapur nga kamerat, ku shihet presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan Indeksonline
Medaljen e mbetur, Infantino ia dhuroi presidentit Trump – i cili mbeti i befasuar nga ky gjest.
Në fakt, aludohet se kjo medalje që mbeti ishte e futbollistit anglez, Noni Madueke – i cili u largua nga grumbullimi i Bluve të Londrës për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Arsenalit.
Përveç medaljes, raportohet se Donald Trump mori edhe trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube dhe e dërgoi në Shtëpinë e Bardhë./Indeksonline/
OI TRUMP TOOK MADUEKE’S MEDEAL😭😭😭 pic.twitter.com/hBj3XRZtzV
— 🗝️ (@cfcmasi) July 13, 2025