75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shfaqet vogëlushi shqiptar – Pak muaj më parë shpëtoi nga kampi i ferrit në Siri

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij.

Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit.

Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Il piccolo Alvin Berisha torna a casa Liberato da un campo di ...

Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që ka dashur t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 ka emigruar në Itali, ku edhe ka rënë pre e propagandës fetare radikale islamike.

I veshur kuq e zi, mbërrin në Durrës Alvin Berisha/ Pak muaj më parë shpëtoi nga kampi i ferrit në Siri

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës është plagosur rëndë edhe Alvini. U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i ferrit dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.

Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp.

I qetë dhe shumë i lumtur/ Dalin pamjet, ja çfarë bën Alvin ...