20:27 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Shfaqja ‘Adem Jashari të kërkoi falje publike’ së shpejti edhe në Prizren

Regjisori Kosovar, Sokol Plakolli, përmes një statusi të bërë në Facebook, ka treguar se shfaqja e tij amatore ‘Adem Jashari të kërkoi falje publike’, do ketë premier edhe në qytetin e Prizrenit.

Sipas statusit, ai tha se shfaqja do jepet premierë me 13 janar, në ora 13:00, në qendër të qytetit dhe në muzeun historik, shkruan Indeksonline.

Ai ftoi të gjithë prizrenasit që ta ndjekin këtë shfaqje, pasi, duhet treguar se Adem Jashari është i gjallë në mesin tonë dhe mund të shfaqet kudo.

Pos qytetarëve, Plakolli ftoi edhe mediat për të marrë pjesë./Indeksonline/

NJOFTIM Ftohen të gjithë banorët e Prizrenit dhe të gjithë shqiptarët e trojeve etnike, në premierën e dytë të…

Posted by Sokol H Plakolli on Sunday, 6 December 2020