75 Mall Live Search
23:12 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shfaqja e MTV do të zhvillohet jashtë në mes të pandemisë

MTV-ja e së dieles do të jetë ndryshe nga cilido vit i mëparshëm i këtij eventi.

Edhe pse transmetimi do të vazhdojë përkundër pandemis, producentet kanë marr masat e duhura mbrojtëse, transmetonn Indeksonline.

Këtë herë ngjarja do të mbahet në New York, performancat do të mbahen jashtë me audiencë të kufizuar.

Performues të kësaj ngjarje do të jenë BTS  të cilët do ta hapin mbrëmjen me këngën e tyre të re”Dynamite.” Miley Cyrus me solon “Midnight Sky.” Lady Gaga dhe Ariana Grande’s do të këndojnë hitin “Rain on Me.”  Përformues të tjerë do të jenë Black Eyed Peas, CNCO, The Weeknd, Da Baby, Doja Cat dhe këngëtari latin Maluma. Ndërsa si prezantues fjale Bebe Rexha, Bella Hadid, Drew Barrymore, Jaden Smith, Kelly Clarkson, Machine Gun Kelly dhe të tjerë.

Të nominuar për çmime do të jenë Ariana Grande dhe Lady Gaga duke paraprirë me 9 nominime, për t’i lënë radhen  Billie Eilish dhe The Weeknd me gjashtë nominime.  Të gjithë janë të nominuar për çmimin “videoja e viti” së bashku me Eminem, Taylor Swift, Future/Drake dhe Juice WRLD. Këtë vit MTV ka shtuar edhe dy çmime “videoja më e mirë muzikore nga shtëpia diskografike” dhe “artisti me përformancen më të mirë gjatë karantinës”.

Këtë vitë mikëpritës i të ftuarve do te jetë Keke Palmer./Indeksonline/