75 Mall Live Search
22:34 / E Hënë, 19 Janar 2026 / H F

Shfaqja “Gërrdia” nis rrugëtimin skenik në TKK

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për disa ditë radhazi skena do të jetë e hapur për shfaqjen “Gërrdia”.

Me autor dhe regji të Astrit Kabashit, shfaqja në fjalë ka nisur sonte, për të vazhduar edhe me datat 20,21 dhe 22 janar, shkruan IndeksOnline.

Aktorë të kësaj shfaqje janë: Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic, Rebeka Qena.

Skenografia është realizuar nga Arben Shala, kostumografia nga Yllka Brada, ndërsa kompozitori i muzikës është Memli Kelmendi.

Për realizimin e shfaqjes kanë kontribuar gjithashtu: asistent regjisor Lendi Aliu, ispicient Mursel Haziri, ndriçimi nga Bujar Bekteshi, tonisti Avdi Gervalla, dhe fotografitë nga Kushtrim Haxha.

Gjatë shfaqjes do të ketë krisma armësh, ndaj publiku njoftohet për masat e sigurisë.