75 Mall Live Search
21:46 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shfletuesi i ri i Firefox në Android dy herë më i shpejtë

Mozilla, ditën e enjte, prezantoi versionin e parë eksperimental të një Firefox të ridizajnuar për Android i cili premton të jetë dyherë më i shpejtë.

Versioni i ri sjell një ndërfaqe minimaliste më të thjeshtë për tu përdorur si dhe mbështetjen për Koleksionet, ose emri i ri i Mozilla për “Bookmarks.”

Shfletuesi i ri vjen me mbrojtje nga gjurmimi i cili është aktiv automatikisht. Me kalimin e kohës ky version i Firefox do të bëhet versioni zyrtar në Android.

Pak vite më parë me Quantum ekipi i Firefox solli disa prej teknologjive më të fundit dhe përmirësime në sfond. Tashmë po bën të njëjtën gjë me GeckoiView, motori e ri të Mozilla për Android.

Një ndryshim shumë i mirëpritur është fusha e adresës e cila është në fund të aplikacionit dhe jo në krye duke e bërë lehtësisht më të arritshëm për gishtin. Nëse tërhiqni me gishtin tuaj mbi këtë fushë do të shfaqen dy ikona të shpërndarjes dhe ruajtjes së linkut në “bookmark.”

Nga testimet tona të para ky version i Firefox duke ndjeshëm i shpejtë në përdorim se çdo version tjetër Firefox në Android deri në një pikë saqë mund ta përdorni si zgjedhjen e parë të shfletuesit në Android.