75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shfletuesi Opera Software ndryshon emrin saj

Gjithashtu pritet ndryshim i logos në bursën e Oslo, një simbol i cili ende nuk është krijuar.

Kompania Norvegjeze e njohur për shfletuesin e saj Opera Software ASA ndryshoi emrin në Otello Corporation ASA në një qëndrim zyrtar publikuar ditën e Hëne raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Otello do të administrojë kompani që zhvillojnë softuerë për reklamim, për telekomunikacionin si dhe lojërat e biznese të tjera online.

Gjithashtu pritet ndryshim i logos në bursën e Oslo, një simbol i cili ende nuk është krijuar.

Ndryshimi i emërtimit nuk prek Opera Software AS e as shfletuesit Opera dhe Opera Mini.

Këta të fundit u shitën në 2016-ën.