75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shfrenohet Taylor Swift, dalin fotot e saj ku shihet e dehur

Të jesh personazh publik nuk është e lehtë. Këtë na e ka vërtetuar së fundmi Taylor Swift, videot e së cilës duke festuar me miqtë e saj, e dehur dhe në gjendje ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim kanë pushtuar rrjetin.

Këngëtarja ka mbledhur shoqërinë e ngushtë në një bar dhe ka festuar si e çmendur me ta.

Me grim të rënë, flokët e çrregullt dhe duke kërcyer dhe kënduar me këngët e saj, Taylor i bëri fansat ta duan edhe më shumë. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarja ka dalë nga profili i rregullt që e shohim zakonisht.