75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Shfrytëzoi gruan për grabitjen e MoneyGram, detaje nga arrestimi i policit në Mitrovicë

Indeksonline pak më parë raportoi për arrestimin e një polici, i dyshuar për një grabitje në Mitrovicë.

Burimet e Indeksonline tregojnë që polici M.B. (emër i njohur për redaksinë) është i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e MoneyGram në qytetin e Mitrovicës.

Të njëjtat burime thonë se, polici në fjalë dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën e gruas së tij si punëtore në atë filial dhe është përfshirë në grabitjen e këtij institucioni.