75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shfrytëzonin për prostitucion një 17- vjeçare, arrestohen një burrë dhe një grua, në Tiranë

Dy të rinj në Tiranë kanë rënë në pranga të policisë për shkak se akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare.

Dy të arrestuarit janë  G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase 17-vjeçare, raporton Tch.