13:35 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare, shkatërrohet grupi në Itali

Vajza të reja nga shqiptaria janë shfrytëzuar për prostitucion në zonën e Bolonjës, nga një grup i cili tashmë është shkatërruar nga autoritetet.

Policia italiane ka zbatuar 11 urdhër arreste personale me akuzat për tentativë rrëmbimi, shfrytëzimi, ndihme dhe mbështetje të prostitucionit, dhunës seksuale dhe përndjekjes.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Bolonjës, zgjatën mbi një vit, shkruan Report tv.

Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe italianë. Tre apartamente në qendër të qytetit iu nënshtruan një konfiskimi.