Shfuqizohet Ristrukturimi i ATK nga KPMSHCK

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil te Kosovës(KPMSHCK) ka nxjerr vendim me datën 24 janar 2024 pas një vonës prej një(1)viti për te shfuqizuar RISTRUKTURIMIN e bere nga ATK për me shume se 157 zyrtareve te cilët kishin parashtruar ankese ne këtë organe te pavarur, per te cilën kishte raportuar gazeta Indeks Online me Teme(Termet ne ATK, Murtezaj zgjedh drejtor pa konkurs).
Si rezultat i një ristrukturimi te mbështetur ne rregulloren Nr. 02/2022(ZKM) për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve te punës ne Administratën Tatimore te Kosovës, UD Drejtori, Murtezaj kishte bere një male shkelje ligjore te cilat i identifikon Vendimi KPMSHCK.
Sic kishte Raportuar Indekonlin se vendim i publikuar nga UD i drejtorit të përgjithshëm, është bërë në kundërshtim me Ligjit nr 06/L-114 për zyrtarët publikë , dhe ky aprovim është në kundërshtim me Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura , kjo shkelje është vertetuar edhe nga KPMSHCK sipas vendimit A.nr.341/2023:
Citojme: Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës bazuar në raportin e monitorimit të jashtëzakonshëm ka konstatuar se : Raporti me numër reference KR/ATK-08/2022 i datës 05.12.2022, gjegjësisht pika I nënpika 5; pika II nënpika 1, 2, 3; pika III nënpika 26, pika IV nënpika 6, 8 dhe 9 të këtij raporti dhe rrjedhimisht aktet administrative që derivojnë nga i njëjti janë në kundërshtim me dispozitat e nenit 54 paragrafi 3 dhe 5 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publikë, si dhe dispozitat e nenit 48 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kështu që në kuptim të nenit 52 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të njëjtat vlerësohen si të paligjshme, Raporti me numër reference KR/ATK-09/2022 i datës 07.12.2022, gjegjësisht pika II nënpikat me numër rendor 1, 2, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 14,15, 17 dhe 18 të këtij raporti dhe rrjedhimisht aktet administrative që derivojnë nga i njëjti janë në kundërshtim me dispozitat e nenit 54 paragrafi 3 dhe 5 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publikë, si dhe dispozitat e nenit 48 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kështu që në kuptim të nenit 52 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të njëjtat vlerësohen si të paligjshme dhe Raporti me numër reference KR/ATK-09/2022 i datës 07.12.2022, gjegjësisht pika I nënpikat me numër rendor nga 252-255, 257, 261-264, 266-269, 275-278, 280-285, 289-290, 292, 299, 301-304, 306, 309, 311-315, 317, 320-322, 326, 329-331, 333-336, 338, 340-342, 347-354, 356, 358-359, 361, 363, 368-369, 372-374, 376, 381, 383, 385-386, 390-391, 395-396, 401-404, 406, 408-409, 412-123, 415, 419-421, 427, 429, 431-432, 434-438, 441, 444, 448, 454, 456, 459-460, dhe 463, të këtij raporti dhe rrjedhimisht aktet administrative që derivojnë nga i njëjti janë në kundërshtim me dispozitat e nenit 54 paragrafi 3 dhe 5 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publikë, Rregulloren Nr.02/2022 për Organizmin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe dispozitat e nenit 48 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kështu që në kuptim të nenit 52 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të njëjtat vlerësohen si të paligjshme.