75 Mall Live Search
22:08 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Shfuqizohet vendimi për lirim të biletave, Lekaj: Qeveria po tallet me qytetarët

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur Qeverinë Kurti “Qeveri e pishmanit”.

“Sot Ministria e  Infrastrukturës u detyra ta tërheqë vendimin e vet të lëshuar para disa ditëve, për lirimin e 50% të biletave”, shkroi Lekaj në Facebook.

Kjo është tallje me qytetarët e Kosovës, thotë Lekaj, duke shtuar “S’ka më keq!”.

Sot, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugor, janë dakorduar që të premten (18 mars) do ta shfuqizojnë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.