75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

“Shhhhttttt…”, Xhaka sqaron festimin e golit: Mos më provokoni!

Një fitore, një asistim dhe një gol, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka udhëhoqi Zvicrën drejt fitores kundër Andorrës. Pas golit të shënuar, Xhaka pati një festim më ndryshe.

Ai bëri me gjest për mbyllje goje dhe nuk dihej për kë ishte dedikimi. Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar pati një sqarim.

“Mos më provokoni, përndryshe përgjigja do të vijë në fushë. Kam shijuar ditët e fundit, për mua nuk ka rëndësi kush flet majtas e djathtas” ka thënë Xhaka për festimin e tij.

Xhaka ishte në qendër të kritikave në mediat zvicërane pas barazimit me Kosovën duke u akuzuar për bojkotim të ndeshjes./Indeksonline/