Shi, acar e vërshime në javën që po vjen
Javën që po vjen pritet që të rikthehen reshjet dhe acari.
Kështu së paku ka paralajmëruar Sherif Gosalci nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, shkruan Indeksonline.
Përmes një statusi në facebook, ai ka thënë se do të ketë reshje dhe acar në mes të javës.
Sipas tj, vërshimet do të jenë të pashmangshme.
Ky është postimi i plotë:
Ditëve në vazhdim, vendi ynë do të goditet nga një valë e re reshjesh, shoqëruar edhe me acar në mesjavë.
Reshjet që në fillimjave do të jenë të shiut, mbasditen e së mërkurës dhe të enjtes do të shëndrrohen edhe në reshje bore të intenzitetit mesatar e herëherë edhe në formë rrebeshesh.
Përveç që bora vende vende do të krijoj shtresë të theksuar, për shkak të sasisë së reshjeve që priten, #vërshimet do të jenë të pashmangshme!