75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Shi e borë, ky do të jetë moti për 10 ditët e ardhshme

Temperaturat në muajin e parë të këtij viti do të jenë më të ulëtat prej që kemi hyrë në stinën e dimrit.

Në dhjetë ditët e ardhshme, as temperatura maksimale në Kosovë nuk do të zbres nga minus gradët, ndërsa e marta pritet të jetë dita më e ftohtë e javës së ardhshme.

Sipas matjeve, sot temperaturat do të shkojnë deri në -8 gradë celsius, ndërsa ditëve në vijim temperaturat minimale do të arrijnë deri në -12 gradë celsius.

Temperaturat janarin e fundit kanë qenë më të buta, ndërsa ky i këtij viti pritet të jetë ndër muajt më të ftohtë të viteve të fundit.

Moti në 10 ditët e ardhshme

Edhe më tutje, janari i vitit 2006 konsiderohet të ketë qenë më i ftohti i dekadave të fundit, ku temperaturat kishin shkuar deri në -20 gradë.