75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Shi e borë në dy ditët e ardhshme

Mot me shi e me borë do të mbizotrojë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretëroj në dy ditët e ardhshme.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s.