Shi e vërshime në Suharekë, kryetari Muharremaj mbath çizmet dhe del ne terren bashkë me zjarrëfikësit

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë sot, kanë përmbysur disa qytete në Kosovë. Njëra nga to është edhe Suhareka.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka mbathur çizmet dhe bashkë me zjarrfikësit kanë dal në teren, transmeton Indeksonline.
“Duhet situatën ta kemi në kontroll dhe vazhdimisht do të përpiqemi të jemi afër qytetarëve edhe në rastet e fatkeqësive natyrore. Me zjarrfikësit dhe ekipet tjera jemi kujdestar edhe sonte edhe kurdo që paraqitet nevoja”, ka shkruar Muharremaj në postimin e tij./Indeksonline/