07:46 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shi i madh e kokrriz në Deçan

Në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën Deçani është kapluar nga një shi i madh e me kokrriz të shumtë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se rreth orës 06:00 ka rënë kokrriz e shi në këtë komunë.

Ndryshe, IHMK-ja njofton se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik./IndeksOnline/