11:58 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / C E

Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër sa kokërra e arrës në Mekë, përmbytje në rrugët e qytetit dhe vendbanime

Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në qytetin e shenjtë, në Mekë.

Një breshër me madhësinë sa një kokërr arre ka rënë në qytet derisa besimtarët mysliman po vazhdojnë ritualet rreth Qabes, shkruan Indeksonline.

Breshëri pastaj e la vendin e tij në një reshje shiu. Shumë automjete dhe shtëpi në zonë u përmbytën.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Mekës paralajmëroi njerëzit në rajon të marrin masa paraprake kundër katastrofës së përmbytjes . /IndeksOnline/