75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shi i rrëmbyeshëm në Londër, bllokohen shumë rrugë

Moti në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar stuhi të tmershme dhe bllokimin e vozitësve në komunikacion.

Vozitësit janë detyruar të braktisin makinat e tyre pasi që janë bllokuar nga shiu ku kishte rënë për 24 orë pa ndërprerë shkruan The Sun,  transmeton Indeksonline.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme të konsiderueshme.

Pamjet nga qytete të ndryshme angleze shfaqin rrugë të përmbytura dhe vetura të bllokuara./Indeksonline/