12:53 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shifër alarmante e aksidenteve në Kosovë, për 24 orë ndodhin 186 të tilla

Numri i aksidenteve në komunikacion në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje, e që është alarmante.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 186 aksidente trafiku, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 170 kanë qenë pa lëndime në njerëz, kurse 16 të tjera me lëndime.

Krahas aksidenteve, edhe numri i tiketave të shqiptuara ka qenë i lartë. Për 24 orë, janë regjistruar 1 mijë e 1 tiketa trafiku.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dhe dy i ka dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë thirrje te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, pasi numri i aksidenteve është shqetësues. /Indeksonline/