75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Shifër rekorde e të infektuarve në shtatë komuna të Kosovës

Në raportin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sërish kryeqyteti i Koosvës, Prishtina, prinë me numrin më të madh të të infektuarve. Gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë janë regjistruar 290 raste të reja me COVID-19.

Sipas këtij raporti në pesë komuna të tjera të Kosovës janë rritur rastet me COVID-19. Në komunën e Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Fushë-Kosovës, Lipjanit dhe Vushtrrisë, rastet me koronavirus gjatë një dite që nga fillimi i pandemisë nuk kanë qenë më të larta sesa sot.

Në Gjilan janë regjistruar Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, si dhe Vushtrri 22 raste.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së për të gjitha komunat janë :

Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.