Shifra alarmante: 115 aksidente brenda një dite
Aksidentet në trafik gjatë muajit korrik dhe fillim të gushtit janë rritur.
Sipas statistikave të Policisë, 115 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit, transmeton Indeksonline.
75 aksidente kanë ndodhur pa të lënduar, ndërsa 40 me të lënduar.

Sa u përket tiketave, zyrtarët policorë u kanë shqiptuar 1335 gjoba kundërvajtësve në trafik.
Ndërkaq, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 31 persona. Prej tyre 22 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit./Indeksonline/