Shifra marramendëse, ja sa kushton ora e Benzemas që kishte në ceremoninë e Topit të Artë

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë u mbajt të hënën në Paris.
Karim Benzema fitoi çmimin e madh, duke u shpall si lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.
Ndërkohë, Lewandowski u përfol më shumë për shkak të orës që mbante. Është një model Unisex Casio Vintage që kushton më pak se 43 euro, sipas Mundo Deportivo.
Tashmë mediat e huaja kanë raportuar edhe për orën që mbante Benzema. Ai kishte veshur një orë 6976 herë më të shtrenjtë se ajo e veshur nga Lewa.
Fituesi i ri i Topit të Artë kishte një orë ekskluzive, Richard Mille RM 65-01, e cila kushton 300,000 euro.