75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Shifra rekorde: 50.8 milionë njerëz në botë janë të zhvendosur

Anembanë botës numri i të zhvendosurve ka kaluar një rekord prej 50.8 milionë.

Por numri i tyre që janë të zhvendosur për shkak të konflikteve ose katastrofave mund të rritet sipas një raporti.

Sipas Qendrës së Monitorimit të të Zhvendosurve thotë se koronavirus mund të paraqes një rrezik tjetër për ata që janë të prekur.

Mbi 45 milionë veta thuhet se për shkak të dhunës kanë qenë të detyruar që t’i lënë shtëpitë e tyre.

Më tej pesë milionë janë zhvendosur për shkak të fatkeqësive natyrore si tërmetet dhe vërshimet.