16:13 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / S Z

Shifrat e Ministrisë së kontrolluar nga Hamas: Gati 21,000 të vrarë që nga 7 tetori në Gaza

20,915 njerëz janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Ministria tha se 241 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit dhe 382 u plagosën.

Izraeli ka qenë nën presionin e SHBA-së për të zhvendosur operacionet në Gaza në një fazë me intensitet më të ulët dhe për të zvogëluar vdekjet e civilëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.