Shifrat e testimit në Kosovë kanë arritur në 28 mijë e 640, gjashtë pacientë humbën jetën brenda 24 orëve!

5 mijë e 118 është numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën gjashtë persona, kurse në total numri i të vdekurve nga virusi COVID-19 është 108.
Sa i përket shpërndarjes së këtij virusi, tani për tani numri më i lartë i të infektuarve është në komunën e Prishtinës, 1 mijë e 589 person të infektuar, 1 mijë e 129 raste aktive, shkruan Indeksonline.
Më pas renditet Ferizaj, Prizreni, Fushë-Kosova, Gjilani e Mitrovica e Jugut.
Gjithsej raste aktive me COVID-19 anembanë vendit janë 2 mijë e 640 raste, ku 304 prej tyre janë duke u trajtuar, në mesin e tyre 24 pacientë në gjendje kritike.
Në përgjithësi shifrat e testimit të popullatës në vend ka arritur në 28 mijë e 640./Indeksonline/
