Shihej si e ardhmja e mesfushës, Idriz Voca befason me skuadrën e re

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Voca ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Italia, US Triestina Calcio, shkruan Indeksonline
Një kontratë trevjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse skuadra arrin të ngritët në një ligë më lartë.

US Triestina Calcio bën gara në Serie C të futbollit italian.
Kujtojmë që 27-vjeçari karrierën futbollistike e nisi te skuadra e Luzernit, për të vazhduar më pas në dy klube të tjera, Ankaragucu dhe Cosenza.
Voca shihej si mesfushori i së ardhmes në Kombëtaren e Kosovës, por karriera e tij shkoi duke rënë./Indeksonline/
Il centrocampista Idriz Voca firma con la Triestina.
— US Triestina Calcio 1918 (@triestina1918) July 16, 2024
Midfielder Idriz Voca joins Triestina.https://t.co/lvZzE9Ukw4 pic.twitter.com/kPTCf6FuPZ