75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

“Shihemi në verë”, fjalët e para të futbollistit më të ri të Barcës

Frankie de Jong është zyrtarizuar si futbollist i Barcelonës nga skuadra holandeze Ajax.

21 vjeçari do të vesh fanellën e skuadrës spanjolle në sezonin e ri, ndërsa deri atëherë do të luaj me skuadrën aktuale.

Ai ka dërguar një video mesazh për tifozët e Barcës pas zyrtarizimit.

“Përshëndetje tifozë të Barcës, jam shumë i lumtur, krenar dhe i emocionuar për kalimin te skuadra juaj. Shihemi atje”, ka thënë ai. /IndeksOnline/