“Shihemi se shpejti”, Këto janë fjalët e Brahim Diaz pas rikthimit në Real Madrid

Real Madridi sot ka zyrtarizuar rikthimin e Brahim Diaz.
Mesfushori spanjoll pas një huazimi tre vjeçar te skuadra e Milanit, ka arritur marrëveshje të re me klubin mbretëror, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, shkruan IndeksOnline.
Diaz duket i lumtur me rikthimin në Real Madrid, pasi përmes një shkrimi në Tëitter, ku pret me padurim ditën kur do të zbarkoj në ‘’Santiago Bernabeu’’.
‘’𝐌𝐚𝐝𝐫𝐢𝐝𝐢𝐬𝐭𝐚𝐬 … Duke numëruar ditët derisa të takohemi sërish në Santiago Bernabéu 🏟️. Shihemi se shpejti! #HalaMadrid’’, ka shkruar Diaz./IndeksOnline/