08:16 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shihet në krahët e një femre tjetër, Tolgahan u përgjigjet ndjekësve: A bëhet xheloze Almeda?

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një prej çifteve më të ëmbla të showbiz-it, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar dhe janë kthyer në personazhet më të komentuar.

Dy aktorët janë tashmë prindër të vogëlushit Efehan dhe ndërkohë që Almeda i është përkushtuar tërësisht të voglit, Tolgahan vazhdon të ndjekë karrierën e tij si aktor.

Shumë shpejt, ai do të vijë në ekranin shqiptar me një serial të titulluar “Kampioni im”.

Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar, i cili humb partneren e tij dhe i duhet të rrisë i vetëm djalin.

Në llogarinë e tij në Instagram, Tolgahan ndan herë pas here foto të shkrepura gjatë xhirimeve, mirëpo foto e fundit ka tërhequr vëmendjen.

Ai ka pozuar me aktoren turke Sude Guler, të cilën do ta ketë partnere në film, ndërsa ndjekësit kanë nisur të pyesin menjëherë nëse Almeda bëhet xheloze për këto veprime.

Megjithëse nuk i është përgjigjur në komente, Tolgahan ka ndarë në InstaStory një foto të bashkëshortes, duke treguar se zemra dhe mendja e tij i përkasin vetëm asaj.

“Mbretëresha ime! Gruaja ime! Dashuria ime”- janë fjalët e aktorit që na i shkrinë zemrat!

Pra, Almeda s’ka aspak arsye të bëhet xheloze për partnerin e saj!