18:19 / E Diele, 20 Tetor 2019

Shihni ëndrra sikur bëni seks? Mësoni shpjegimin

Të shohësh në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale është diçka shumë e zakonshme dhe shumë provokuese, sidomos kur në ëndërr përfshihet ndonjë koleg apo mik/e i/e ngushtë.

Por, nëse ‘të flesh me dikë në subkoshiencë’ është e sikletshme, arsyeja që qëndron pas këtij akti mund të jetë më ‘e pafajshme’ se ç’duket.

Sipas ekspertëve këto lloj ëndrrash simbolizojnë aspekte të ndryshme, në varësi të përsonit me të cilin e keni parë  atë ëndërr.

Të shohësh në ëndërr sikur bën seks me shefin tënd mund të jetë disi turbulluese dhe nuk do ndiheshit rehat në mbledhjen e mëngjesit që do zhvillonit me të.

Të shohësh në ëndërr sikur bën seks me një shok/qe është një ndër ëndrrat më të zakonshme që njerëzit shohin.

Këto ëndrra dalin nga subkoshienca juaj për të rivlerësuar marrëdhëniet platonike, ndërkohë që personi që keni parë në ëndërr mund të mos jetë fare tipi që bën për ju.

Besohet gjerësisht se seksi me miqtë në ëndërr do të thotë se ju tërheqin talentet apo cilësitë që mund të ketë personi në fjalë.