22:18 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Shihni si takohen mjekët shqiptarë në QSUT, s’ka më dhënie dore e përqafime!

Ish ministri i Shëndetsisë në Shqipëri, mjeku Arben Beqiri ka zbuluar mënyrën më të fundit të takimit të mjekëve në QSUT.

Kirurg i sëmundjeve të brendshme Beqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë gjithashtu apel për qytetarët që të shmangin sa më shumë lëvizjet dhe kontaktet me njerëzit.

“Ne si mjeke dhe personel shendetesor do punojme pa ndaluar, por nga ju miq kerkojme te pushoni per 2 jave, mundesisht te qendroni ne shtepi, te evitoni kontaktet sociale, mbledhjet, festat apo cfaredo ambjenti ku ka grumbullim njerezish!

Ne vend te nje shtrengimi duarsh mes miqsh apo kolegesh veproni si dy kirurget ne korridoret e spitalit”, shkruan Beqiri.