Shijojeni diellin vetëm edhe nesër, nga e mërkura bien temperaturat
Ditën e martë mbi vendin tonë mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht
me diell, derisa nga veriu i kontinentit një sistem frontal gradualisht do të
shtrihet mbi rajonin tonë. Ditën e mërkurë dhe të enjte, ky front do të kaloj
edhe mbi vendin tonë që pritet të sjellë vransira, e ditën e enjte priten edhe
reshje të dobëta shiu. Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të
zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.
Ditën e nesërme kualiteti i ajrit mbetet përreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me
kalimin e frontit mbi vend dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror, nga dita e
mërkurë do të zbresin përreth vlerave të mira dhe mesatare.
29.10.2019 – Mbetet ngrohtë dhe
kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Në mëngjes ftohtë. Erë e lehtë nga
jugperëndimi 1-3m/s. Indeksi UV: 3.
30.10.2019 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Erë mesatare nga
verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.