20:29 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Shijojeni supergolin e Enis Bardhit, nga gjuajtja e lirë duke goditur dy shtylla

Maqedonia e Veriut ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 4-0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Një nga katër golat në këtë ndeshje e shënoi Enis Bardhi.

Futbollisti shqiptar realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e katërt të ndeshjes.

Topi u fut në rrjetë vetëm pasi preku dy shtyllat vertikale. /IndeksOnline/