22:04 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikimi i filmave horror iu bën të bini nga pesha si me magji

Sipas një hulumtimi të bërë nga studiuesit në Universitetin e Ëestminsterit, të shikuarit filma horror vjen me një sërë përfitimesh pozitive , përmendim këtu me të rëndësishmen; djegien e kalorive.

Studiuesit morën dhjetë vetë për të parë dhjetë filma të frikshëm dhe për të monitoruar rrahjet e zemrës, sasinë e marrjes së oksigjenit dhe prodhimin e dioksidit të karbonit.

Ata zbuluan se si ekspozimi ndaj imazheve shqetësuese apo stimujve të frikshëm u shkakton njerëzve rritjen e adrenalinës dhe çlirimin e saj, të cilën autori i studimit, Richard Mackenzie, pretendon se shkakton rritje të përqëndrimit dhe reagimit të shpejtë në situata rreziku.

Kur kjo gjë ndodh në organizmin e njeriut, trupi fillon të djegë depozitat e yndyrës për të çliruar energji, ndërkohë që lëshon gjithashtu sheqerin në gjak! Këto procese “detyrojnë” metabolizmin të punojë më shpejt dhe të djegë sheqerin në mungesë të aktivitetit fizik apo oksigjenit të shtuar ! Për të përfituar maksimalisht mos i shoqëroni filmat me paketime XL patatinash apo pijesh me gaz.